DMCA.com Protection Status

Aksidentohet në Austri autobusi nga Kosova, raportohet për 20 të lënduar

w

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 03:30 të mëngjesit mes kryqëzimeve Salzburg-Nord dhe Wallersee në drejtim të Vjenës, ku tre persona kanë mbetur të lënduar rëndë, ndërsa 16 tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Raportohet se autobusi nga Koosva me rreth 25 pasagjerë, është përplasur me një hekurudhë mbrojtëse prej betoni.

“Aktualisht dimë për tre të plagosur rëndë dhe 16 të plagosur lehtë. Aktualisht nuk kemi raporte për viktima”, tha për APA zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Roberta Thanner.

Komandanti i shpëtimit të qarkut, Hermann Gerstgraser, ka thënë se për tetë personat që shpëtuan tërësisht pa lëndime, aktualisht po kujdesen ekipi i ndërhyrjes në krizë në selinë e qytetit.

Autobusi u përplas me parmakët
Ndërsa të gjithë personat që u lënduan, janë dërguar në spitalin shtetëror të Salzburgut.

Nga pamjet shihet se bëhet fjalë për autobus të firmës “Armend Tours”.