DMCA.com Protection Status

Marrëdhenie me policët serbë – Babai i një vajze thoshte a ka trim që ma vret vajzën time (DETAJE)

Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi ka dhënë disa detaje për procesin Vaganica në emisionin Debat Plus ku dy dëshmitare shqiptare dëshmuan ndaj Jakup Krasniqit.

“Jakup Krasniqi ishte i akuzum në një rast ku ka qenë i akuzum Sylejman Selimi dhe disa persona të tjerë. Në rastin e quajtur Vaganica. Vaganica është një fshat i Mitrovicës. Dhe aty kanë qenë viktima të pretenduara dy vajza shqiptare të cilat sipas pretendimeve janë shoqëruar me policë serb, pra përpos të tjerash kanë pasë edhe marrëdhënie s eksuale me policë serb. Sipas pretendimeve, janë ndalu e janë dërgu në Vaganicë dhe prej aty janë dërguar tek baza e UÇK-së në Likovc. Dhe çka pretendon njana prej atyne. Thotë Jakup Krasniqi mi ka pre floktë me gërrshërë. Mi ka qethë floktë. Pse ma ka ba këtë, për me më identifiku mua me lavire edhe… se demek në luftën e dytë botërore soji i tillë i femrave janë qethë në mënyrën më të keqe të mundshme për me u identifiku se ja ku janë l aviret e armikut. Këto janë qesharake. Unë jam tepër i zhgënjym me i ngarku me kësi akuza…”

Ndërsa disa qytetarë që kanë jetuar gjatë kësaj kohe flasin për këtë rast duke cekur se babai i njëres nga këto vajza kishte kërkuar që dikush tja v riste vajzen pasi e njejta po shoqerohej me policë serb dhe cdo natë vinin e merrnin tek dera e shtëpisë.

Sipas këtij qytetari babai ishte pIagosur një herë duke tentuar ta ndalte vajzen që të shoqerohej me policë serb.

Ndërsa një koment i një qytetari tjetër tregon një rast kur i pa dy vajza shqiptare që shoqeroheshin me policë serbë./Republika Online