DMCA.com Protection Status

Këta janë personat e dyshuar nga familja Daka për pIagosjen në Klinë, biznismenë të njohur (FOTO)

Dy anëtarë nga familja Gashi dhe Daka kanë mbetur të pIagosur me armë zjarri sot, në qendër të qytetit të Klinës, pas një ngatërrese që u shkaktua në zyrën e një avokati. Të lënduarit që pësuan pIagë nga përdorimi i armës janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që hetimet nga Policia kanë nisur për së paku pesë persona që dyshohen të jenë përfshirë në rast.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se anëtarët e familjes Daka, që po trajtohen si të dyshuar për këtë rast janë Maliq, Rasim dhe Etrur Daka.

Situata u përshkallëzua pas një fjalosje mes dy palëve, me ç’rast u përdor edhe arma e zjarrit dhe pësuan dy persona.

Buriemt e Sinjalit thonë se fillimisht pjesëtarë të familjes Gashi dhe një shtetas serb kanë qenë te avokati në fjalë, para se të arrinte edhe familja tjetër, Daka, kur edhe eskaloi ngatërresa.

Sipas informatave të para, familja Daka, që merret me shitjen dhe blerjen e pronave të ndryshme, nisi një zënkë me avokatin, te i cili kishin shkuar. Në ato momente, familja Gashi kishte ndërhyrë që të qetësonte gjakrat, por ndodhi e kundërta.

Një pjesëtar i familjes Daka dyshohet se ka pIagosur me armë zjarri një anëtar të familjes Gashi, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për të mos mbaruar me kaq, edhe një anëtar i familjes Daka ka pësuar pIagë nga arma e zjarrit, por qe ende nuk dihet se a është shkrepur vetëm nga një revole.

Burimet e Sinjalit brenda Spitalit të Pejës, ku janë dërguar të lënduarit, kanë bërë të ditur se mjekët janë duke intervenuar dhe se dy personat e pIagosur nuk janë në rrezik për jetën.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga Policia.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të pIagosur. I pIagosuri i dytë është dërguar në spital në Pejë…Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova për Sinjalin.