DMCA.com Protection Status

I riu që suImoi me granatë lokalin në Fushë Kosovë – Ja si ndodhi rasti (FOTO)

I dyshuari kryesor që suImoi me g arantë dorë një lokal në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, në dhjetor të vitit 2021, ka rënë sot në prangat e Policisë. Gazeta Sinjali raportoi se Policia ka arritur t’i identifikojë dy të dyshuar lidhur me këtë rast, pas hetimeve disa mujore.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë njoftuar se personi që u arrestua lidhur me këtë rast është Alaudin Meniqi, 36-vjeçar, i cili dyshohet se bashkë me Leotrim Ramën, kanë suImuar me g ranatë lokalin dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Meniqi e shijoi lirinë deri më sot, kur Policia arriti që pas veprimeve hetimore ta prangos dhe i njëjti më pas u dërgua në stacion policor, ku me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë sipas burimeve të Sinjalit kërkimet për të dyshuarin tjetër po vazhdojnë nga njësia e hetimeve dhe së shpejti pritet lokalizimi dhe prangosja e tij.

Përveç veprës penale për shkaktim të rrezikut, dy të rinjtë ngarkohen edhe me veprën penale të mbajtjes së paautorizuar të armëve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.