DMCA.com Protection Status

“O s’e kam marrë rrogën bre…”/ Vajza në këtë qytet e bën për spital babain, arsyeja tmerruese!

Çdo ditë e më shumë po raportohen raste të dhu nës në familje, ku shpeshherë viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dh unë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i rëndë është raportuar sot, orët e pasdites në Gjakovë, ku një 21-vjeçare ka rrahur babain e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ndodhi për shkak të një zënke që vajza kishte paraprakisht me babain e saj, lidhur me paratë.

Sipas deklaratës së viktimës, vajza e ka suImuar babin, pasi ky i fundit nuk kishte pasur para aq sa i kërkonte e bija, duke i thënë se nuk e kishte marrë rrogën.

Por siç duket kjo nuk i bëri përshtypje vajzës, e cila pa një pa dy e gjuajti babain me këpucë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime dhe iku nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore janë vënë në lëvizje dhe kanë shpallur në kërkim vajzën e dyshuar për dh unë në familje dhe ndaj saj, me urdhër të prokurorit është iniciuar rast.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se e dyshuar ndodhet akoma në arrati.