DMCA.com Protection Status

“S’ke cofë ti bre t’i q* robtë, je e mirë me t’pre në fyt”, detaje si ndodhi ngjarja e rëndë

Një rast mjaft i frikshëm i dh unës në familje ka ndodhur në Prizren, ku viktimë si në shumicën e rasteve rezulton të jetë një grua, e cila u kërcënua seriozisht nga bashkëshorti i saj. E keqja që iu kanos, përveç se ishte e rëndë dhe serioze, po qe se do të realizohej do të përfundonte tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Adnan Krasniqi”, mbrëmë, pas mesnate, ku një grua 32-vjeçare u tmerrua nga bashkëshorti i saj 29-vjeçar B.A . Sinjali ka mësuar se si ndodhi ky rast i trishtë dhe ju sjellë të gjitha detajet më poshtë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se konfliktit i parapriu një debat mes bashkëshortëve për problemet e mëhershme që burri kishte pasur me familjen e bashkëshortes së tij, e të cilave siç duket tentoi t’u jap fund, në mes të natës, duke kërcënuar të bijën e tyre.

Sinjali mëson se përderisa çifti ishte duke komunikuar me zë të lartë e britma pas mesnatës në shtëpi, situata u tensionua aq shumë saqë gruaja u përball me një kërcënim serioz për jetën e saj, kur burri i saj nxori thiikën dhe e kanosi me prerje në fyt.

Një eskalim i tillë që s’kishte ndodhur asnjëherë më parë, përkundër problemeve, tmerroi gruan e cila u përballë me bashkëshortin që iu drejtua me fjalët: “Hala s’ke cofë ti bre robtë t’i qifsha, çka je e mire me t’pre ty n’fyt, jo veç ty po edhe atë qenin tond”.

Ky kërcëniim shkaktoi shqetësim e frikë te gruaja, e cila vendosi ta thërras Policinë, për të parandaluar një tragjedi që mund të përfundonte vet si viktimë.

Sipas burimeve të Sinjalit nga deklarata e gruas të dhënë para zyrtarëve policore pas denoncimit të rastit është kuptuar se çifti ka pasur probleme edhe më herët, për shkak të mosmarrëveshjeve që burri kishte me familjen e gruas.

Në rrëfimin e viktimës që e ka dhënë në Polici është përshkruar çdo detaj i këtij rasti të rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre, për çka ajo kërkoi ndihmë nga organet e rendit që ta mbrojnë nga dh una që po pëson në familje.

Policia është vënë në veprim dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për denoncimin e gruas së tij, por pavarësisht pendimit të tij, Prokuroria ka dhënë urdhër për ndalimin e tij.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren dhe kanë njoftuar se me vendim të prokurorit kujdestar, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë dhe do të hetohet për kryerjen e veprës penale “dhunnë në familje”.