DMCA.com Protection Status

Ky është rreshteri policor që rrahu pamëshirshëm policen në Pejë (FOTO)

Është raportuar ekskluzivisht pak më parë se si një rreshter i Policisë Rajonale në Pejë dyshohet se ka suImuar mizorisht një zyrtare policore.

Burimet e Sinjalit nga Peja kanë bërë me dije se bëhet fjalë për rreshterin Senad Hamzic, i cili dyshohet se ka suImuar mbrëmë një zyrtare policore (emër i njohur për redaksinë) përderisa ishin jashtë detyrës zyrtare.

Sipas të njëjtave burime, rrahja ka ndodhur për shkak të motiveve personale dhe se nuk lidhet me detyrën zyrtare. Si rezultat i rrahjes brutale, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë në spitalin Rajonal në Pejë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.