DMCA.com Protection Status

Kosovaro u dërgon familjarëve foto intime të gruas: Kjo dhe motrat e saj shiten për para

Një rast jo fort i zakontë i dh unës në familje por mjaft i rëndë që ka ndodhur në një familje në Fushë Kosovë është raportuar mbrëmë në Polici, nga një grua që ka rënë viktimë e burri të saj, i cili ka tentuar ta përulë e t’i shkaktojë presion duke ia shfrytëzuar rrjetet sociale.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Grajçevci në Fushë Kosovë, ku një grua është ballafaquar me bashkëshortin e saj, për shkak të disa mesazheve dhe fotografive intime.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima është duke u përballur që një kohë të gjatë me bashkëshortin, i cili po u dërgon familjarëve dhe personave të njohur fotografitë e saj intime, me një mesazh të rëndë se “ajo bashkë me motrat shiten për para”.

Sipas burimeve të Sinjalit, gruaja është duke u përballur me një rast të tillë për gati 2 vite dhe tek tash ka vendosur të denoncojë rastin në Polici, për shkak të shqetësimit dhe frikës që po ia shkakton bashkëshorti.

Në dëshminë e saj të dhënë para zyrtarëve policorë ajo ka shtuar se i njëjti ia ka marrë telefonin dhe çelësat e banesës për të mos e lejuar që të futet brenda dhe kjo vetëm sa e ka tensionuar situatën mes tyre.

Viktima ka kërkuar ndihmë nga Policia pasi gjendet në një situatë të tmerrshme, për shkak se nuk po gjen zgjidhje për problemet të cilat po ia sjellë burri.

Pas raportimit të rastit, prokurorja kujdestare ka udhëzuar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt dhe ndaj tij të iniciohet rasti “dh unë në familje”.