




Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot në fshatin Bllacë të Suharekës, ku plasi sherri mes fqinjëve për shkak të internetit.
Gazeta mëson se rasti ka ndodhur në orët e pasdites, kur një qytetar i shkoi fqinjit të tij në oborr duke e k ërcënuar me a rmë z jarri.





Gjithçka dyshohet se ndodhi për shkak se viktima ishte kyçur në “wi-fi”-në e të dyshuarit, në mënyrë të parregullt.
Kjo siç duket e tensionoi të dyshuarin, i cili mori një fqinj tjetër dhe i shkoi papritmas viktimës në oborrin e shtëpisë, duke e k anosur më jetë.





Pasi kreu “punën” i dyshuari është larguar nga shtëpia e fqinjit, por rasti nuk mbaroi këtu. Viktima që u përball me k ërcënim në shtëpinë e tij, vendosi ta denoncojë rastin në stacion policor.
Një patrullë policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë intervistuar të dyshuarin, i cili e ka pranuar se ka k anosur fqinjin e tij.
Lidhur me këtë rast Prokuroria ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast dhe i njëjti të hetohet për veprën penale “K anosje”.




