DMCA.com Protection Status

Drenicasi i del në ‘pritë’ ish-bashkëshortes, e pështyn dhe i kërkon t’ia lirojë banesën

Jo rrallëherë ndodhë që burrat të cilët janë ndarë me bashkëshortet e tyre, shkelin urdhrat mbrojtës të lëshuar nga Gjykatat dhe u shkaktojnë frikë e shqetësim ish-grave. Një rast i tillë është denoncuar edhe dje, në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një 39-vjeçare e ka raportuar në Polici ish-bashkëshortin e saj, me të cilin janë në proces gjyqësor.

I dyshuari S.G., 37-vjeçar i ka dalë në ‘pritë’ ish-gruas, te hyrja e ndërtesës, duke e pështyrë dhe duke i kërkuar që t’ia lirojë banesën.

Kjo ka ngjallur shqetësim dhe pasiguri te viktima e cila ka urdhër mbrojtës të lëshuar nga Gjykata dhe ka vendosur që rastin ra denoncojë.

Hetuesit policorë i kanë intervistuar dy palët dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “shkelje e urdhrit mbrojtës”.