DMCA.com Protection Status

Momenti emocionues kur Hysni Gucati arrin në shtëpi dhe përqafon nipat e mbesat (VIDEO)

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, është liruar sot nga paraburgimi në Hagë për shkak se babai i tij gjendet në spital.

Në një video të siguruar nga Demokracia.com, Gucati shihet teksa hyn me mjaft emocione në oborrin e tij, ku përqafon disa fëmijë.

Ndërsa, në një postim, djali i Hysniut, Musli Gucati, ka shkruar disa fjalë që babai i tij ia ka thënë nënës së tij.

“”Nanë po të jap besën se shpejt do të ketë drejtësi bashke me nipa e mbesa ta gëzojmë këtë liri”. Fjalët e Hysit gjatë vizitës që i bëri nënës loke”, shkroi Musli Gucati, transmeton Klankosova.tv.

Në një përgjigje të dhënë për Klankosova.tv, Gjykata Speciale nuk ka dhënë përgjigje se për sa kohë do të jetë në Kosovë Hysni Gucati.