DMCA.com Protection Status

‘Veç sa t’më vjen një mashkull se s’keni me ardhë më n’shpi tem’ – I dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gllogjan vjen me kërcënim

Dje rreth orës 10:30, ka përfunduar në prangat e Policisë, Malsor Mehmetaj, i riu nga Deçani, që dyshohet për vrasjjen e trefishtë që tronditi vendin në dhjetor të vitit të kaluar. Ai u arrestua nga Policia për një rast tjetër, ku dyshohet se ka kërcënuar dy zyrtarë policorë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ndodhi pasi dy zyrtarë policorë kishin shkuar në shtëpinë e Mehmetajt, familja e të cilit është në konflikt me një familje tjetër.

Me të arritur policët te shtëpia e familjes Mehmetaj, Malsori i kishte sharë e ofenduar ata, madje i kishte kërcënuar me fjalët se “veç po pres derisa të më vjen një mashkull se nuk keni me ardhë më në shtëpinë time”.

Sinjali mëson se i njëjti është arrestuar menjëherë nga njësia policore dhe është dërguar në stacion policor, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Kujtojmë se Malsor Mehmetaj, babai i tij, Halil Mehmetaj dhe vëllai i tij, Kreshnik Mehmetaj, u arrestuan si të dyshuar për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, ku mbetën të v rarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës.