DMCA.com Protection Status

Ky është i dyshuari i dytë për vrasjen e rëndë në Kaçanik

Gazeta Sinjali ka publikuar sot detaje ekskluzive nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ku si pasojë e një shkëmbimit me armë zjarri ka mbetur i v rarë Hasan Berisha dhe është pIagosur rëndë vëllai i tij, Kastriot Berisha.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se është identifikuar edhe i dyshuari i dytë, i cili bashkë me të dyshuarin kryesor Hiqmet Qorrin, janë shpallur në kërkim për këtë rast.

Bëhet fjalë për Lirim Tusha, 21-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëkryrje ka kryer veprën penale “vrasjje e rëndë”.

Qorri dhe Tusha dyshohen se kanë shtënë me armë zjarri AK-47 në drejtim të dy vëllezërve, njërin prej të cilit e v ranë, ndërkaq tjetrin e lanë të pIagosur rëndë.

Dy të dyshuarit janë shpallur në kërkim nga Policia, ndërkohë qe janë kryer edhe bastisje në shtëpitë e tyre.

Për të kuptuar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike, hetuesit rajonalë kanë intervistuar edhe dy dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Çka u sekuestrua në vendin e ngjarjes?

Posa njësitë policore kanë arritur në vendin e krimit, kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe dy predha të kallashnikovit, si dhe mbi 10 fishekë të AK-47.

Edhe në trupin e viktimës, i cili shkoi në vendin ku gjeti vdekjen, janë konfiskuar një armë dhe një karikator me disa fishekë.

Sinjali raportoi pak më parë ekskluzivisht se 30-vjeçari, Hasan Berisha, gjeti vdekjen posa doli nga Gjykata, ku ishte paraqitur për shkak të një urdhërese të lëshuar nga gjyqtari, pasi i njëjti kishe qenë pjesë e Stop Listës.

Viktima ishte ndaluar nga Policia në Ferizaj, para dy ditësh, më 8 maj, pasi i njëjti rezultoi se kërkohej me urdhëresë të Gjykatës. I njëjti u shoqërua atë ditë në stacionin policor në Ferizaj dhe më pas u lirua, për t’u paraqitur më pas në Gjykatë.

Sinjali mëson se i riu veproi në bazë të urdhrit të gjyqtarit që ka lëshuar urdhëresën ndaj tij dhe u paraqit sot i armatosur në Gjykatë.

Pas kryerjes së detyrimeve në Gjykatë, ai është lënë i lirë, ku më pas vazhdoi për te restoranti ku u v ra me kallashnikov nga dy të dyshuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.