DMCA.com Protection Status

I biri ja djegë veturën babait në Malishevë

Një veturë është përfshirë sot nga flakët në parkingun e një ëmbëltoreje në rrugën ‘Skënder Rexhepi” në Malishevë. Sinjali mëson se një 20-vjeçar e dogji qëllimisht veturën e familjes për çka edhe u arrestua.

Rasti u raportua në stacion policor përmes telefonit, ku vëllai i të dyshuarit e njoftoi Policinë se vetura e tyre e tipi Golf është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Me të marrë informacionin, Policia dhe njësitë e Zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është shuar zjarri, ndërsa vetura është dëmtuar pjesërisht.

Sinjali mëson se patrulla policore është vënë në veprim dhe ka arrestuar të dyshuarin, i cili gjatë dhënies së deklaratës ka pranuar se ia ka vënë flakën qëllimisht veturës së familjes.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, me udhëzimin e të cilit është iniciuar rasti ‘Zjarrvënie’.

/GazetaSinjali/