DMCA.com Protection Status

Dorasi dhe viktima të dy ishin nga Diaspora – Detaje të reja nga ngjarja

Pasditën e të martës, në Kaçanik, vëllezërit Hasan dhe Kastriot Berisha u suImuan me armë.

Televizioni i Atv merr vesh nga burimet e saj se dorasi dhe viktima ishin mërgimtarë nga diaspora, kishin ardhë para pak dite nga Gjermania në Kosovë, të dytë jetonin në qytetin e njëjtë në Gjermani.

Plumbave nuk u shpëtoi Hasani, ndërsa vëllai i tij, Kastrioti, me lëndime të rënda, është dërguar në QKUK.

Krimi i ndodhur në vendin “Fushë Pajtimi”, përballë Varrezave të Dëshmorëve, ka tronditur banorët, të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerave.

Për rastin dha pak detaje policia.

“Nga arma e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar dy persona dhe për pasojë në vendngjarje ka ndërruar jetë personi me iniciale H.B i moshës 30 vjeçare, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët kujdestarë, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar personi i dytë me iniciale K.B i moshës 32 vjeçare”, ka deklaruar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë në Ferizaj.

Sipas mjekes kujdestare i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

Klan Kosova ishte në fshatin Rekë te familja e të dyshuarit për vrasjjen, por aty nuk kanë pranuar të flasin. Për rastin nuk kanë folur as familjarët e viktimave nga fshati Dubravë të cilët ishin në oborrin e QKUK-së.

Klan Kosova merr vesh se shkak i kësaj tragjedie është një borxh që dorasi ua kishte pasur viktimave.