DMCA.com Protection Status

Sa shumë është plakur Veseli: Paraburgimi e bëri si 70 vjeçar (FOTO)

Derisa Kadri Veseli u deklarua i pafajshëm në Hagë, fytyra e tij dukej ndryshe prej asaj që jemi mësuar ta shohim.

Vdekja e dy prindërve të Veselit derisa po mbahet në paraburgim në Hagë, duket se ka ndikuar në plakjen e tij.

Pos rrudhave në fytyrë që i janë shtuar dukshëm, edhe flokët e Veselit duken më të rralla.

Veseli është prej të burgosurve që i ka rënë të kthehet në Kosovë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të prindërve të tij.

Dy prindërit e Veselit kanë vdekur gjatë kohës që ai po qëndronte i burgosur në Hagë.

Bashkë me Thaçin dhe Veselin, të akuzuar janë edhe eprorë të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasiniqi. /Express/