DMCA.com Protection Status

Ky është motivi që u vra i riu Hasan Berisha (FOTO)

Nga shkëmbimi me armë që ndodhi sot në magjistralen Ferizaj – Kaçanik kanë pësuar dy vëllezër ku njëri prej tyre ka vdekur dhe tjetri është plagosur rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se vëllezërit që pësuan nga të shtënat me armë zjarri, janë Kastriot dhe Hasan Berisha. Hasani nuk ka mundur t’u bëjë plagëve dhe ka vdekur derisa Kastrioti është pa vetëdije.

Sinjali mëson se i plagosuri është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në QKUK.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Policia është në kërkim të personit të dyshuar për këtë v rasje, ndërkohë që të dy palët që janë përfshirë në rast kanë të kaluar kriminale dhe janë të njohur për policinë.

Sipas të njëjtave burimeve motivi i v rasjes është qërimi i hesapeve mes tyre.

Rastin e ka konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për Sinjalin të cilët ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj – Kaçanik.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përball” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit.

Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore ne Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshme mjekësor . Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, thonë nga policia.