




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, ku si pasojë e një shkëmbimi me armë zjarri ka mbetur i vrarë Hasan Berisha dhe është plagosur rëndë vëllai i tij, Kastriot Berisha, raporton Gazeta Sinjali.





Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia tashmë ka identifikuar dorasin e kësaj vrasjeje të rëndë dhe pritet arrestimi i tij së shpejti.





Sinjali mëson nga qytetarët që ishin prezent në vendin e ngjarjes ku ndodhi vrasjja e rëndë, se i dyshuari i shpallur në kërkim për vrasjjen e rëndë është Hiqmet Qorri.