DMCA.com Protection Status

“Kom me t’myt, kom me t’i marr fminë”, detaje si ndodhi ngjarja

Dje, një 28-vjeçare nga fshati Miradi e Ultë e Fushë Kosovës e ka lajmëruar në Polici bashkëshortin e saj. Ajo ka deklaruar se një ditë më parë, pas një mosmarrëveshje, i dyshuari e ka kërcënuar atë se do ta v rasë dhe do t’ia marrë fëmijët.

Viktima ka deklaruar para zyrtarëve policorë se bashkëshorti i është drejtuar asaj me fjalët kërcënuese: “Kom me t’v ra, kom me t’ba gjak, kom me t’i marr fminë”.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se i dyshuari është ftuar përmes telefonit nga Policia dhe është kërkuar në adresën ku banon, mirëpo i njëjti nuk është hasur.

Siç mëson Sinjali, viktima ka shkuar te familjarët e saj për strehim, ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati.

Lidhur me rastin është njoftuar punëtori social, mbrojtësi i viktimave dhe prokurorja e shtetit, e cila ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Dh unë në familje”.