DMCA.com Protection Status

Vrau vëllanë e tij për motive të ulëta, dalin detaje të reja

Sot një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një person ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se motivi i v rasjes dyshohet të ketë qenë një ngatërresë lidhur me pronë.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar policor në njësinë që merret me sigurinë e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dyshohet që viktima është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar i Policisë së Kosovës.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Flora Ahmeti zëdhënëse e rajonit të Policisë për Prishtinën, ka thënë për Sinjalin se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Tutje ajo tha se vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje si dhe zyrtari policor i dyshuar është arrestuar.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.