DMCA.com Protection Status

E rëndë: Vëllai vret vëllain e tij në Gushtericë

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Gushtericë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dyshohet që viktima është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar i Policisë së Kosovës.

Këto janë informatat e para që Sinjali i ka siguruar dhe është në përpjekje për t’i konfirmuar me Policinë e Kosovës.

Vëllai vret vëllain e tij