DMCA.com Protection Status

Ky është polici që vrau vëllain e tij (EMRI)

Pak më parë u raportua për disa të shtëna me a rmë z jarri që kanë ndodhur në fshatin Gushtericë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Dragisa Subariq është personi që mbeti i v rarë nga vëllai i tij.

Ndërsa emri i dorasit është zyrtari policor Milorad Subariq.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar ngjarjen e ndodhur, duke thënë se dyshohet se zyrtari policor e ka kryer v rasjen.

“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me a rmë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.