DMCA.com Protection Status

CNA: Kaq para mori Baton Haxhiu për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës

Afera e inceneratorëve pos që ia prangosi duart dhe e çoi në burg ish-ministrin e LSI-së, Lefter Koka, zbuloi edhe oligarkë të përfshirë në skandale, e fatkeqësisht edhe media që operojnë në Kosovë dhe Shqipëri.

Njëjtë si Fax News e oligarkut Irfan Hysenbelliut, edhe Albanian Post e Baton Haxhiut u pagua nga kompanitë e inceneratorëve, raporton CNA.al.

Varësisht nga “pazaret” janë bërë edhe pagesat, ama gjithmonë duke u paraqitur si reklama, përkundër që këto media nuk konsiderohen të mëdha. Pra, kanë shumë pak audiencë që do t’i arsyetonte paratë për reklama.

Pyetjen se pse dikush duhet t’i paguajë mediat në mënyrë sistematike për muaj të tërë, ndërkohë që të njëjtat nuk e kanë audiencën e duhur për t’i marrë ato para, duhet ta japë Prokuroria.

Kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës, sipas CNA.al, i dhanë haraç Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës.

Madje sipas CNA, median e Batonit nuk e lexon as vetë Batoni. Megjithatë, reklamat e inceneratorëve dolën në Albainan Post, e paratë shkuan në llogari të pronarit Haxhiu.

Sipas tabelave të publikuara nga CNA, Albanian Post e Baton Haxhiut mori 2 milionë e 600 mijë lek apo rreth 21 mijë euro.

Dje, janë publikuar të dhëna tjera që tregojnë sesi ndër personat që ka përfituar nga inceneratorët, është edhe Irfan Hysenbelliu dhe kompanitë e tij.

Edhe oligarku Irfan Hysenbelliu u pagua përmes medias së tij nga kompanitë e inceneratorëve

Kompania mediale “Focus Media News”, brenda saj Fax Tv dhe Fax News, u pagua me para të majme nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, raporton CNA.al.

Ortak i vetëm me 100% të kapitalit të kësaj kompanie mediale është “Focus Group”. Pra, grupi i oligarkut Irfan Hysenbelliut.

“Fokus Media News” e Irfan Hysenbelliut ka marrë pagesa sistematike nga kompanitë e inceneratorëve, sipas CNA.al.

Vetëm në gjysmën e parë të 2021, “Focus Media News” në Shqipëri, mori gati 100 milionë lekë [800 mijë euro] nga kompania e Klodian Zotos, të inceneratorëve.

Këto pagesa kanë ardhur në formë reklamash, edhe pse Focus Media News, sipas CNA, nuk ka publikuar asnjë reklamë me muaj të tërë.