DMCA.com Protection Status

Burrin në gurbet, gruaja ‘hyn rrugëve të këqija’, kapet në flagrancë nga kunati, kjo i ndodhi

Një grua nga Shqipëria e cila është e martuar me një burrë në fshatin Mikushnicë të Skenderajt, e ka raportuar në Polici një rast të dhu nës në familje që i ka ndodhur vitin e kaluar. Ajo e ka denoncuar kunatin e saj për dh unë fizike, i cili po ashtu e kishte akuzuar për vjedhje në shtëpinë e tyre.

Burri i viktimës me të cilin është e martuar ajo nuk jeton në Kosovë. Gjatë kohës kur bashkëshorti i saj ka qenë në Gjermani, ajo është përballur me kunatin e saj.

Në deklaratën e dhënë para hetuesve policorë, ajo është shprehur se kunati i saj e kishte suImuar fizikisht para një viti dhe e ka akuzuar se ka vjedhur stolitë e arit që kishte familja. Për këtë arsye ajo u dëbua nga shtëpia dhe u dërgua te familja e saj në Morinë.

Gjithçka sipas saj ndodhi për shkak se burri i saj i ka besuar familjarëve të vet se ajo ka vjedhur arin që ishte në shtëpinë e tyre.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka intervistuar palët e përfshira, ndërkohë që me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve është iniciuar rast, kurse viktima është kthyer sërish te familja e saj në Shqipëri. / Sinjali