DMCA.com Protection Status

Halil Kastrati e Bekim Jashari befasojnë veteranin e UÇK-së që kishte kërkuar që të vizitohet nga ta (FOTO)

Sot hoxha, Halil Kastrati dhe djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi, kanë vizituar Osman Dema nga Ferizaj, të cilit i dhanë lajmin për ndërtimin e shtëpisë së re.

Për këtë vizitë ka njoftuar Bekim Jashari, i cili ka shkruar:

“Një vizitë e veçantë dhe mjaftë emocionuese te Osman Dema nga Ferizaj, të cilit bashkë me hoxhën e dashur, Halil Kastrati, i dham lajmin e shumë pritur për ndërtimin e shtëpisë së re.

Kjo familje, ditë me parë përmes një video kishte kërkuar që të vizitohet nga hoxha Halil dhe unë, andaj sot me shumë kenaqësi e vizituam dhe qëndruam për pak kohë bashkë.

Osmani, krahas zemres, në muret e “shtëpisë” së tij të vjetër e të dëmtuar aq shumë, me krenari e fanatizëm mbante fotografitë e heronjve, Komandantit Legjendar Adem Jashari, gjyshit Shaban dhe babushit Hamëzes, për të cilët na foli gjatë.

Falë hoxhës Halil dhe donatorëve të shoqatës së tij, së shpejti kësaj familje do t’i kthehet buzëqeshja.

Bashkë!”