DMCA.com Protection Status

Zbulohet spiuni kosovar i cili bashkëpunonte me serbët, nga ky qytet (VIDEO)

Ish e burgosura politike dhe themeltarja e aksionit të Pajtimit të Gjaqeve ka rrëfyer një rast ekskluziv për emisonin n’Demos, se si e kishte kuptuar që po ndiqej nga UDB-ja, shkruan Gazeta Demos.

Have Shala vazhdimisht ka qenë e ndjekur nga shërbimet sekrete të serbisë, nga UDB-ja.

“Ne pas daljës nga burgu kemi qenë vazhdimisht të përcjellur nga UDB-ja. Më ka ndodhur një rast, nuk e kamë thënë diku tjetër, po e them këtu për herë të parë. Kam shkuar tek nëna ime në spital, dhe në lift hyri një burrë i rrethit të Klinës, unë nuk e dija ai më tregoi vetë, e shikova në sy, dhe ende pa e përshëndet, ai më tha të betohëm për kokë të fëmijëve, unë jam duke të përcjell edhe ty dhe Robertin, por të betohem që unë nuk kam dërgu informacione për juve.

Kur kam dalë prej lifti i kam thënë, ulu unë dhe ti do të bisedojmë. Atë që ti je ka e bën, nëse nuk e bën ti, e bën dikush tjetër, ama mendohu për fëmijët e tu. Ai u zverdh nga fakti që ai u zu prej vetëvetës. I thash mua nuk mund të më bësh asgjë sepse unë bëj jetën time, por ja bënë fëmijëve të tu, sepse herët a vonë fëmijët e tu do të tërpurohen nga veprimet e tua. Më tha që të betohem se nuk do e bëj më. I thash shko betohu te fëmijët e tu, dhe iku.” ka rrëfyer ajo në emisonin n’Demos.

Rrëfimi i plotë: