DMCA.com Protection Status

Vjen lajmi i keq nga Specjlalja për krerët e UÇK-së

Katër seanca dëgjimore janë caktuar ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.

Seancat do të mbahen veç e veç me secilin ndaj katër drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, pritet të rëndohet me akuza të reja që iu referohen krimeve që pretendohet të jenë kryer në fshatrat Semetishtë e Budakovë të Suharekës dhe në konviktin e Gjilanit, njofton Klankosova.tv.

Anekset e aktakuzës, sipas faqes zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar e kryesuar nga Jack Smith. Kjo pasi gjyqtari i procedurës paraprake, më 23 dhjetor 2021 e aprovoi kërkesën për akuzat e reja, ndërsa u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit, pas ankesës së mbrojtjes.

Kësaj të fundit, do t’i duhet tani kohë shtesë për shqyrtimin e materialeve të ofruara bashkë me amandamentimet e aktakuzës, pjesë të mëdha të të cilave janë të redaktuara për publikun.

Për këto anekse të reja të aktakuzës, Dhomat e Specialzuara kanë caktuar katër seanca ku të akuzuarit do të deklarohen për fajësinë.

Anekset e aktakuzës i gjeni në këtë link

https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e980b976a3&doc_type=stl_filing_annex&lang=eng&fbclid=IwAR1-QWLBGiRSCBHts0qoezAOzM1pvNNX_AgeH9Unoe31KqMCZFxGdRLzYUM