




Faton Haxhaj nga fshati Greikoc i komunës së Suharekës ka vdekur mbrëmë për shkak të plagëve të marra nga një a rmë z jarri, ku në afërsi të shtëpisë së tij Policia ka bërë të ditur se ka gjetur një k allashnikov.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i 26-vjeçarit do të bëhet sot më datë 03 maj në ora 17:00.





“Njoftojmë miq shok dashamirë që varrimi i Faton Haxhi Haxhaj bëhet 03.05.2022 në ora 17:00 niset funerali prej shtëpisë së ndjeri”, thuhet në njoftimin e familjarëve.





Vdekjen e 26-vjeçarit, Policia e ka iniciuar si “Vdekje të dyshimtë”, mirëpo Sinjali mëson se të gjitha rrethanat e deritanishme çojnë tek vetëv rasja.





Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se në bazë të pamjeve të kamerave, Haxhaj ka hyrë në një pjesë të shtëpisë dhe e ka marrë k allashnikovin, e më pas është drejtuar për tek shtalla, ku edhe dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.





Sipas të njëjtave burime, i riu nga Suhareka ka vendosur t’i japë fund jetës pasi që është ndarë nga e dashura e tij.
Këto dyshime mbetet të konfirmohen pas realizimit të autopsisë dhe analizimit të provave të mbledhura në vendin e ngjarjes.





Gjithsesi, pista që aktualisht hetuesit po ndjekin është vetëv rasja e jo v rasja siç është raportuar në media më parë, thonë burimet e Sinjalit.
As familja nuk ka dyshime për v rasjen e tij e as miqtë e të ndjerit.





Pjesë e hetimit është edhe analizimi komunikimeve në telefonin e viktimës, veprime këto që pritet ta zbardhin edhe motivin e vetëv rasjes.
Rasti në Polici tashmë është hapur si hetim i vdekjes, apo vdekje e dyshimtë, por megjithatë hetuesit nuk do kufizohen vetëm në pistën e vetëv rasjes.
Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi ka njoftuar se trupi i pajetë i Haxhajt tashmë është dërguar për obduksion në Institutin Mjekësor Ligjor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë qenë njësitet e Policisë dhe prokurori.