




Mbrëmë është raportuar për një incident në rrugën “Ernset Hemingway” në Prishtinë, ku pati të shtëna me armë, me ç’rast Policia gjeti një gëzhojë të shkrepur në rrugë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se rastin e denoncoi në Polici një qytetare, e cila e shqetësuar i ka njoftuar Policinë se një person i ka thënë kujdes se po të kap pIumbi, teksa ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sipas të njëjtave burime, ankuesja ka deklaruar se nuk i njeh as personin që e ka paralajmëruar për rastin e as të dyshuarin për të shtëna.
Sinjali mbrëmë raportoi se pasi Policia e ka marrë informacionin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç‘rast ka hasur në një gëzhojë në rrugë, ndërkohë që ende s’është raportuar për të lënduar.