DMCA.com Protection Status

Hajrije spikerica ende merr rrogë nga Kosova, ja në cilin qytet të Kosovës jeton

Daut Haradinaj ka thënë se Komuna e Prishtinës që disa vjet i jep pagë moderatores së RTP-së në kohën e ish-Jugosllavisë, Hajrie “Spikericës”.

“Nuk kisha leju me marrë rroga Hajrie “Spikerica” dhe 16 të tjerë që i kanë shërbyer Jugosllavisë me nder kundër këtij populli…” është shprehur Haradinaj.

“Merr Hajria rrogë?”, pyeti gazetari që drejton emisionin, Arsim Lani.

“Merr edhe mirë dhe kurrë s’e ka kryer asnjë shërbim për këtë qytet që tash merr rrogë”, ka vazhduar Haradinaj.

“Vetë e 16-ta, nuk punojnë. Jetojnë në kryeqytet dhe në periferi të qytetit”, shtoi Haradinaj.

“Ka edhe shumë të tjerë që marrin rrogë në kryeqytet dhe nuk jetojnë fare në Kosovë”, ka shtuar Haradinaj.