DMCA.com Protection Status

“Ende nuk po pajtohna me ikjen tënde”, fjalët prekëse të shokut të 26-vjeçarit nga Suhareka që vdiq sot

Sot rreth orës 15:55 Faton Haxhaj nga Suhareka ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit. Në lidhje me këtë rast, shumë njerëz i kanë shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Një nga shokët e tij ka shkruar disa fjalë prekëse në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ende nuk është pajtuar me vdekjen e Fatonit.

“A Faton ma këpute shpirtin kur mora lajmin që ike nga kjo botë e brishtë. Për 23 vjet rresht përjetova gjithçka me ty në jetë, ku ishe frymëzim për të ardhmen. I kujtonim ditët e lavdishme të babait tënd, dëshmorit Haxhi Haxhës, bisedonim për jetën dhe veprën e tij”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Me dhimbje te thelle mora lajmin e hidhur se ka nderruar jete aksidentalisht Faton Haxhi Haxhaj nga Grejkoci djali i Deshmorit Haxhi Haxhaj.

A faton ma kepute shpirt kur mora lajmin qe Ike nga kjo bote e brishte. Per 23 vjet rresht perjetova gjithka me ty ne jete ku ishe frymezim per te ardhmen, I kujtonim ditet e lavdishme te babait tende deshmorit Haxhi Haxhes bisedonim per jeten dhe vepren e ti per momentet kur i perjetova bashk me te. Ishe nje djali me vertyte ku qdo here i respekojshe shoqerin e babit te luftes dhe paqes.

Ende nuk po pajtona me ikjen tende

Do te mbetesh gjithmon ne zemren time.

Shpirti yt pas drite ne xhenet.

Ngushllime Famijes Haxhaj