DMCA.com Protection Status

E dhimbshme: Një grua dhe një fëmijë 7 vjeç humbin jetën në aksident

Dy persona kanë vdekur në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se viktimat janë një grua 31 vjeç dhe një fëmijë 7 vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, një prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje stabile.

Siç mëson Sinjali, shkaku i këtij aksidenti me fatalitet ka qenë tejkalimi i pa sigurt.