DMCA.com Protection Status

Detaje ekskluzive: Kush e nisi ‘luftën’ te Liqeni i Badovcit, Polici dyshohet se shkrepi 11 pIumba në drejtim të dy të rinjve

Në incidentin me të shtëna me armë që ndodhi dje në fshatin Mramor të Prishtinës, ku u pIagosën dy persona, u përfshi zyrtari policor Shefit Emini, nga stacioni policor në Fushë Kosovë. Sinjali raportoi mbrëmë se në momentin kur ndodhi ngjarja, polici ka qenë i shoqëruar me disa shokë dhe sipas hetimeve të para bëhet fjalë për të shtëna në mbrojtje të nevojshme për të zmbrapsur suImin ndaj vetes dhe personave të tjerë.

Por si erdhi deri të incidenti? Sinjali ju sjellë detaje ekskluzive

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zyrtari policor ka qenë me shokët e tij te liqeni i Badovcit, në momentin kur katër persona me motoçikleta janë afruar në vendin ku ai po qëndronte. Njëra motoçikletë nuk ka qëndruar gjatë, derisa tjetra është ndaluar për gati 15 minuta në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve të Sinjalit, dy personat që ishin në motoçikletën që ndaloi, kanë shikuar në drejtim të zyrtarit policor, çka e bëri këtë të fundit t’i pyeste se a është gjithçka në rregull. Polici Emini iu është afruar dy personave në fjalë, duke iu prezantuar si zyrtar policor, me ç’rast i ka pyetur a janë duke i penguar.

Pas një bisede që kanë pasur dy palët mes vete, personat që ishin në motoçikletë kanë filluar të lëvizin deri në një pjesë kur kanë ndaluar dhe kanë shtënë me armë disa herë në drejtim të policit dhe shokëve të tij.

Për shkak se situata ka eskaluar, në vetëmbrojtje, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se zyrtari policor ka nxjerrë armën zyrtare dhe është nisur në drejtim të të dyshuarve, të cilët i ka gjuajtur me armë dhe i ka pIagosur.

Sinjali mëson se pasi janë qëlluar me armë, dy personat që ishin në motoçikletë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë ndaluar në një pjesë të fshatit Mramor, ku në një përrockë kanë gjuajtur armën të cilën e kanë përdorur dhe kanë kërkuar ndihmë nga një qytetar.

Pasi të dyshuarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e QKUK-së janë identifikuar se bëhet fjalë për Y.S., 28-vjeçar dhe F.R., 22-vjeçar.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 15 gëzhoja fisheku, prej të cilave 11 dyshohet se janë shkrepur nga arma zyrtare e policit, ndërsa 4 të tjera dyshohet se janë gëzhojat e armës me të cilën kanë shtënë të dyshuarit nga motoçikleta.

Ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta me të cilën kanë lëvizur të dyshuarit dhe arma që kanë përdorur.

Lidhur me këtë ngjarje, prokurori i Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që të iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”.

Sinjali po ashtu mëson se personat e dyshuar ende s’janë intervistuar dhe se po sigurohen nga zyrtarët policorë në QKUK.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.