DMCA.com Protection Status

Polici që pIagosi dy të rinj te Liqeni i Badovcit dyshohet të jetë serb

Dy persona kanë mbetur të pIagosur sot si pasojë e të shtënave me armë në Mramor të Prishtinës.

Si pasojë, të pIagosurit nga ky rast janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Por i dyshuari për pIagosje në këtë rast është një zyrtar policor.

Insajderi mëson nga banorët e fshatit Mramor se polici ka qenë i komunitetit serb ndërsa dy personat e pIagosur kanë qenë motoristë.

Në kohën kur ka ndodhur rasti, polici ka qenë pa uniformë zyrtare dhe me familje.

Ngjarja ka ndodhur shumë afër liqenit të Badovcit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se rreth orës 15: 30 është pranuar një informacion për një pIagosje me armë zjarri dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë pIagë nga arma e zjarrit.

Ai shtoi se të pIagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të marrë trajtim mjekësor.

“Deri më tani nuk ka ndonjë informacion shtesë se cila ishte arsyeja e të shtënave me armë zjarri nga të cilat u pIagosën dy persona. Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.