DMCA.com Protection Status

Ky është polici i Njësisë Speciale që pIagosi dy të rinj në Mramor

Sot është raportuar për pIagosjen në fshatin Mramor të Prishtinës. I dyshuar kryesor për pIagosjen e dy personave është një zyrtar policor.

Këtë e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, por duke mos dhënë detaje të tjera.

Indeksonline sjell ekskluzivisht emrin e policit të dyshuar për këtë rast. Shefket Emini – i cili i përket komunitetit goran.

Siç pohojnë burimet tona, ai është pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës.

Deri më tani arsyet që çuan në këtë pIagosje janë të panjohura, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Në raportimet e mëparshme të Indeksonline është bërë e ditur se polici ka shtënë mbi dy personat derisa të njëjtit ishin në një motoçikletë.