DMCA.com Protection Status

Kriza që do pësonte Kosova nëse tërhiqen 30% të TRUST’it

110 milionë euro është borxhi që shteti i Kosovës i detyrohet TRUST’it pensional si pasojë e tërheqjes së 10% të tij nga qytetarit 2 vite më parë, shkruan RepublikaOnline

Me një buxhet të vogël prej 2.7 miliard euro, Kosova nuk mund ta përballoj një tërheqje tjetër të parave nga TRUST.

Me një tërheqje prej 30% të TRUST’it nga qytetarët e Kosovës, shteti i Kosovës do ti detyrohej TRUST’it edhe rreth 400 milionë euro tjera.

Kjo do të nënkuptonte një kolaps total për ekonominë vendore, ndërsa sipas ekonomistëve, çmimet e produkteve do të mund të rriteshin.

Me një borxh total ndaj TRUST’it prej rreth 500 milionë euro, do të nënkuptonte rreth 20% të buxhetit të Kosovës./RepublikaOnline