DMCA.com Protection Status

19-vjeçari vdiq në aksident, shkolla mesazh prekës: Ishe djalë punëtor dhe mik i të gjithëve (FOTO)

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 19-vjeçari Armando Pacani i cili humbi jetën dje në aksidentin tragjik në rrugën Lezhë-Shëngjin. I riu ka qenë vetë drejtues i mjetit i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Mësohet se 19-vjeçari ishte nxënës i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” dhe kjo e fundit ka publikuar edhe një mesazh prekës për vdekjen tragjike të të riut.

Mesazhi i plotë nga shkolla:

Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmi për humbjen e nxënësit të vitit të tretë të shkollës tonë, Armando Pacani. Shokët, shoqet dhe stafi pedagogjik i shkollës nuk do të harrojnë kurrë, Armando. Ishe një djalë shumë i edukuar, shumë punëtor dhe mik i të gjithëve, por ky aksident i mallkuar të ndau nga familja, të afërmit, miqtë, shokët dhe shoqet. Shpirti jot pushoftë në paqe Armando! Zoti i forcoftë prindërit, vëllain dhe të gjithë të afërmit!

Jemi pa fjalë!