DMCA.com Protection Status

‘Kthehu, mos na le’, fjalët prekëse të vëllait të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë në Klinë

Arton Hoxhaj, vëllai i 23-vjeçarit që u v ra mbrëmë në Klinë ka shkruar disa fjalë prekëse për të.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram ka kërkuar që t’i kthehet vëllai, e duke thënë se pas kësaj, nuk ka më asnjë shpresë që të jetojë.

“Më mirë të na kishe marrë sonte me veti të tanve, ti ishe shpresa jonë, krenaria gjithçka në jetë ishte ti. Me ty do jemi sic ishim. Pusho në paqe engjëlli jonë na ikë në lule të rinis, pa ty nuk do të kem asnjë shpresë me jetu. Kthehuuuu, mos na le, kthehuuu”, shkroi Hoxhaj.

23-vjeçari u v ra dje në Klinë, pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte ngrënë iftar me familjen e tij. F.H, kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu v ra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit.

Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë pIagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur. Ndërsa sot është bërë varrimi i tij, ku morën pjesë me mijëra qytetarë.