DMCA.com Protection Status

I mori jetën vëllait me bisht të sëpatës – flet gruaja e viktimës: Kështu ndodhi ngjarja

Në prillin e vitit 2019 Peja ishte tronditur nga një v rasje mizore. Asllan Nikqi e kishte mbytur me bisht të sëpatës vëllain e tij për shkaqe pronësore. Dorasi ishte d ënuar me 15 vjet burgim, kurse Apeli e ktheu rastin në rigjykim. Një seancë për këtë rast është mbajtur sot dhe gazeta Nacionale sjell detaje.

Vendi që njihet si Reka e Allagës, ishte kthyer në vend krimi para saktësisht 3 vjetësh. Një problem pronësor, kishte çuar deri në v rasje ndërmjet vëllezërve Nikqi. Aty kishte mbetur i vdekur Metë Nikqi, pas g oditjeve me bisht të sëpatës.

Për këtë arsye sot është mbajtur seanca ku janë dhënë fjalët përfundimtare, përderisa aktgjykimi i dytë për këtë çështje do të shpallet më 5 maj 2022.

Bashkëshortja e Metë Nikqit, duke mos dashur t’i përmendet emri, ka treguar se v rasja e bashkëshortit të saj kishte ndodhur në mënyrë mizore.

“E kanë mbytë burrin tem në vend, edhe nuk e kena gjetë dy ditë. Njeri i gjallë kësi vepre nuk mundet me kry, nuk ka pasë shansë as me mbijetu ai pas g oditjeve që i ka marrë nga vëllai i tij. Krejt autopsia ka dalë që ky e ka mbytë burrin tem, po ky nuk e pranon”, ka treguar bashkëshortja e viktimës për Nacionalen.

Problemet ndërmjet dy familjeve kanë vazhduar edhe pas kryerjes së këtij krimi.

“Na kemi dalë prej shtëpisë se kemi qenë afër në oborr, kemi pasë provokime prej atyre dhe e kemi lëshu shtëpinë, kemi shku në Prishtinë, jetojmë atje qe dy vjet e gjysë”, ka treguar zonja Nikqi.

“Ai e ka kërcënu disa herë vëllain e vet se ka me v ra. Krejt ka ndodhë për shkak të problemeve pronësore, kemi pasë kontekst edhe qaty ka lindë edhe ka shku deri te v rasja”, përfundon rrëfimin ajo.

Kurse djali i viktimës, ka treguar se xhaxhai i tij që është v rasës i prindit, ka qenë i përgatitur në mal ku ka ndodhur ngjarja, dhe gjithçka kishte qenë e përgatitur.

ÇKA NDODHI?

Ndryshe, sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, v rasja e tani të ndjerit Metë Nikqi nga vëllai i tij Asllan Nikqi, kishte rezultuar si pasojë e problemeve pronësore.

I akuzuari Asllan Nikqi akuzohet se me bisht të sëpatës e ka privuar nga jeta vëllain e tij, Metë Nikqi, ndërsa djali i tij, i mituri A.N. dyshohet për veprën penale të pjesëmarrjes në rr ahje.

Më 24 gusht 2020, gjykata kishte bërë ricilësimin e veprës penale, dhe atë, nga v rasja e rëndë në v rasje të rëndë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, dhe ndaj të akuzuarit kishte shqiptuar 15 vite burgim.

Ndaj të miturit ishte shqiptuar masa edukative e mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit.

Më 27 nëntor 2020, Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e Gjykatës së Pejës, pasi kishte konstatuar se ishte marrë në shkelje të dispozitave të procedurës penale dhe rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 30 shtator 2019, Asllan Nikqi akuzohet se më 26 prill 2019, rreth orës 18:00, në afërsi të Rekës së Allagës në Pejë, me bisht të sëpatës e ka privuar nga jeta vëllain e tij, këtu viktimën Metë Nikqi.

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve jo të mira mes familjeve të viktimës dhe të pandehurit të krijuara nga kontestet pronësore, lidhur me një pronë në mal, i pandehuri në ditën kritike së bashku me të miturin A.N., shkojnë në bjeshkë për të marrë drurë dhe në momentin kur marrin drurët, duke dashur t’i largojnë trupat nga traktori, viktima e kishte njoftuar policinë për prerjen e drunjve, dhe pasi policia nuk i përgjigjet, u del përpara të pandehurit dhe të miturit.

Siç thuhet në aktakuzë, viktima i kishte suImuar me sëpate të pandehurin i cili arrin që t’ia marrë sëpatën nga dora dhe me bisht të sëpatës e g odet viktimën në kokë dhe në pjesë tjera të trupit, ku në këtë rr ahje merr pjesë edhe i mituri A.N. e më pas largohen nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e këtyre g oditjeve, viktima gjendet i vdekur pas dy ditësh në rrugën e fshatit Reka e Allagës dhe atë në vijë ajrore prej 1,200 metra nga vendi ku ka filluar p ërleshja fizike, me çka i akuzuari Nikqi thuhet se ka kryer veprën penale të v rasjes së rëndë nga neni 173, paragrafi 1, pika 1.3 i Kodit Penal të Kosovës.

Kurse, i mituri A.N. thuhet se kishte marrë pjesë në rr ahje e cila ka rezultuar me vdekjen e tani viktimës Metë Nikqi, me çka ka kryer veprën penale “pjesëmarrja në rr ahje” nga neni 187 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.