DMCA.com Protection Status

“Babai i tij s’e dha jetën t’i vritet djali pabesisht nga dora e shqiptarit” – Postimi prekës i familjarit të Fazli Hoxhës

Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë te “Ujëvara e Mirushës” në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, ku u v ra 23-vjeçari, Fazli Hoxha dhe u pIagosën dy vëllezër të tij, pas kohës së iftarit, raporton Gazeta Sinjali.

23-vjeçari është djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Hoxha, prej të cilit e ka trashëguar emrin, pasi lindi disa muaj pas vdekjes së tij.

E një postim prekës e ka bërë një familjar i të ndjerit, i cili ka thënë se babai i tij dëshmor nuk e ka dhënë jetën që pas 23 viteve t’i v ritet djali në pabesi.

“Mbas v rasjes se Bacit Fazli pas disa muajsh u rikthye buzëqeshja ne familjen Hoxhaj (lindi nje djalë qe e pagëzuan me emrin e babait te v rarë ne m asakren e Gullbocit). Por baci Fazli nuk e dha jetën qe sot pas 23 viteve ti vritet djali ne pabesi nga dora e shqiptarit”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, çdo problem ka zgjidhje, por jo me v rasje teksa ka bërë thirrje për të ndalur vëllav rasjen.

Kujtojmë se Fazli Hoxha mbeti i vdekur, pasi nuk arriti t’u bëjë ballë pIagëve që mori, ndërsa vëllezërit e tij u pIagosën me armë dhe u Iënduan me mjete të forta nga katër të dyshuar, të cilët janë arrestuar.

I riu që u v ra ka qenë djali më i vogël i familjes Hoxha nga fshati Gollubovc i Malishevës. Ai ka lënë pas vetes edhe 8 vëllezër të tjerë.

Motivi i kësaj tragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.

Arrestimi i të dyshuarve

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se personat që u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje si të dyshuar për këtë rast janë:

Agron Gashi,

Ardit Gashi,

Nderim Gashi dhe

Bahri Gashi.

Pas arrestimit të të dyshuarve, Policia në shtëpitë e tyre nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë, teksa në vendin ku ndodhi krimi janë sekuestruar gjësende të rrezikshme si th ika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.