DMCA.com Protection Status

Tragjedia në Klinë/ Krejt çka dihet për vrasjen e 23-vjeçarit që dyshohet se lidhet me hakmarrje

Mbrëmjen e sotme, Klina u trondit nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur afër vendit të njohur si “Ujëvara e Mirushës”, ku i v rarë mbeti një 23-vjeçar dhe dy vëllezërit e tij u pIagosën.

Pasi e përfunduan iftarin bashkë me familje në një restorant, viktimat u përballën me të dyshuarit në parkingun e restorantit, ku ata gjuajtën me armë dhe qëlluan në dy vëllezërit, por fatkeqësisht njëri nga ta nuk arriti t’iu bëjë ballë pIagëve të marra.

Në lidhje me rastin, burimet e Sinjalit kanë njoftuar se pa shenja jete ka mbetur Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës.

Policia u tregua e shpejtë duke arrestuar pesë persona, njëri prej të cilëve është i dyshuari kryesor, i cili sipas burimeve të Sinjalit, dyshohet se është Agron Gashi nga fshati Sferkë.

Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar gjësende të rrezikshme si thika, zinxhir, lopatë, që për Prokurorinë flasin për një “pritë” klasike të organizuar nga të dyshuarit.

Siç mëson Sinjali, njëri nga vëllezërit e 23-vjeçarit është pIagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri është pIagosur me lopatë në kokë.

Motivi i kësaj tragjedie sipas informatave të para dyshohet se është hakmarrja për një incident të mëhershëm që ka ndodhur në Itali.

Në lidhje me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë dhënë detajet.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të pIagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.