DMCA.com Protection Status

“Nëse nuk hyn ka me ta nxi jetën ty edhe nënës tënde”, detaje si ndodhi ngjarja

Një rast i dh unës në familje ka ndodhur mbrëmë para mesnatës në rrugën “Wesli Clark” të Prizrenit. Policia njoftoi se një burrë ka tentuar ta fus në veturë më zor vajzën e tij, të cilën edhe e ka k ërcënuar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se rastin e ka denoncuar në Polici viktima, e cila ka deklaruar se si babai i saj R.I., tentoi ta fus në veturë, duke e kërcënuar.

Sipas deklaratës së dhënë para hetuesve policorë, vajza ka treguar se rasti ka ndodhur derisa ajo kishte qenë duke ecur rrugës, kur për një moment babai i saj e ndal makinën dhe e kap atë për rrobash, duke tentuar ta fus brenda.

Për të mos mbaruar me kaq, ai iu kishte drejtuar vajzës së tij me fjalët “Hy në makinë, se nëse nuk hyn ka me ja u nxi jetën ty dhe nënës tënde”.

Vajza e ka raportuar rastin menjëherë në Polici, ku më pas i dyshuari është ftuar për t’u intervistuar. Ai u ka thënë zyrtarëve policorë se qëllimi i tij ka qenë vetëm të bisedojë me vajzën, e jo t’i shkaktojë asaj dunë.

Pas dhënies së deklaratës, prokurori ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë.