DMCA.com Protection Status

Ekskluzive: Po negociohet shitja e gjigantit metalurgjik “Ferronikeli”

Gjiganti metalurgjik, “Ferronikeli” pritet të ndërroj pronarë.

Burime të sigurta të Indeksonline bëjnë të ditur se në ditët e fundit ka patur negociata të vazhdueshme për shitjen e kompanisë së madhe kosovare që ndodhet në Drenas.

“Ka negociata të vazhdueshme, ka përafrime por ende s’është zyrtarizuar shitja. Gjatë kësaj jave pritet të ketë përsëri takim mes pronarëve aktual dhe blerësve potencial dhe ka gjasa të mëdha që kompania të shitet” ka thënë një burim i Indeksonline, brenda gjigantit metalurgjik.