DMCA.com Protection Status

Brenda 20 minutave pranoj ryshfet 4 herë – Si korruptoheshin zyrtarët e arrestuar nga IPK? (VIDEO)

Një operacion ndaj disa zyrtarëve policorë që dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetet zyrtar” ka nisur të hënën.

Policia e Kosovës nuk njoftoi se në cilën komunë po kryhet operacioni, derisa theksoi nëpërmjet një komunikate se hetimi, i nisur tash e një vjet, po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Speciale.

“Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit dhe bashkëpunim edhe me agjenci të tjera. IPK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet tutje në komunikatë.