DMCA.com Protection Status

Si e largoj Fadil Nura ish ushtarin e UÇK-së nga pozita e drejorit të shkollës

Qeverisja e Fadil Nures e Sami Lushtakut po vazhdon me nepotizëm dhe hakmarrje ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata, dhe kjo dëshmohet me largimin nga puna të drejtorëve të shkollave, si është rasti me drejtorin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në Çubrel , të cilin e larguan nga detyra e drejtorit të kësaj shkolle, ani pse ky u fundit ka qenë një nga drejtorbt më të mirë të shkollave jo vetëm në Skenderaj por edhe në më larg, duke u zgjedhur 3 herë drejtori më i suksesëshem në tri regjione, shkruan RTV Okarina.

Florim Rrustemi është Magjister i Shkencave, po ashtu nder ushtarët e parë në luften e fundit të Ushtrisë Clirimatare të Kosovës, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Vetëranëve të UCK-së në Skenderaj por për shkak që ai ishte përkrahës i Bekim Jasharit në zgjedhjet e fundit duke qenë perkrahës i një familje emblematike, ai u largua pa asnjë arsye, dhe në vend te tij u zgjodh Bekim Buliqi simpatizant i Fadil Nurës dhe familjar i njerës nga asambleistet aktuale të PDK-së. /RTV Okarina/