DMCA.com Protection Status

Hoxha gjen zarfin me 500 euro te dera, me mesazhin që ato t’i dhurohen njerëzve në nevojë

Imami i xhamisë së qytetit të Klinës, Blerim Musliu, ka gjetur një zarf me 500 euro te dera e shtëpisë së tij.

Hoxha, lajmin e ndau në rrjetin e tij social në Facebook, ku tha se nuk e dinte se kush e kishte lënë atë zarf, vetëm se në të shkruante që të hollat t’i dhuroheshin njerëzve në nevojë.

Ai tha se ky ishte një moment shumë emocionues për të, pasi në letër thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush ishte ai që dhuroi këto para, transmeton Klankosova.tv

“Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë. E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësit”.

“Zarfi që fshihte sinqeritet dhe përgjegjësi

Në një ditë të zakonshme Ramazani, jo rrallëherë troket dera nga njerëz të ndryshëm, që nga ata që kërkojnë këshilla e porosi, e deri tek ata që kërkojnë ndihmë për nevoja të caktuara.

E kur sot trokiti dera, mendova se do të jetë një trokitje e tillë.

Sapo e hapa derën, për befasi nuk pashë askënd, vështrova rreth e rrotull, e papritur pashë një zarf. Në të ishte një shumë e parave, 500 euro.

Mbeta i befasuar kur bashkë me paratë e gjeta edhe një letër, në të cilën dëftohej se 100 euro janë të destinuara, 400 të tjerat thoshte jepi aty ku ka nevojë. E një emocion edhe më i veçantë ishte ai që në thuhej se nuk ka nevojë të dihet se kush jam.

Kjo ma tradhtoi lotin, duke menduar madhështinë e sinqeritetit, por edhe peshën e madhe të përgjegjësisë.

E nëse unë nuk të njoh, padyshim se Zoti të njeh, ty dhe të gjithë bamirësve.

Zoti na gëzoftë ditën kur do të takohemi me Të!”, ka shkruajtur hoxha në Facebook.