DMCA.com Protection Status

E rëndë: Çiftit kosovar i marrin jetën në Francë, ishin prindër të shtatë fëmijëve

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur mbrëmë në një apartament të vendosur në lagjen Plateau de la Justice në Epinal të Francës.

Sipas hetimeve të para, burri dhe gruaja janë v rarë me th ika. Trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës ku jetonin me shtatë fëmijët e tyre, shkruan francebleu.fr, përcjell Gazeta Sinjali.

Trupat e pajetë të tyre i kanë gjetur fëmijët.

Policia dhe zjarrfikësit ishin në vendngjarje prej mëngjesit atje, deri tani akoma nuk janë të qarta rrethanat për rastin.