DMCA.com Protection Status

Përplasje e Gjinovcit me Buzhalën — “Mos u tut nga konfiskimi i pasurisë”, “Po i hyn S. Lushtakut e ta prekë edhe babën”

Tabori i pushtetit po i ik debateve televizive. Gazetarët nënçmohen dhe fyhen nëpër konferenca, e në pyetje nuk përgjigjen. S’ka mbetur shteg tjetër pos ballafaqimi me ta në rrjete sociale.

Pas Albin Kurtit, në emër të të cilit ditë më parë replikoi Përparim Kryeziu, kësaj radhe Berat Buzhala është kapur me analistin apo aktivistin, Rron Gjinovcin, prapë në rrjete sociale.

Një shkrim editorial në Gazetën Nacionale nga kryeredaktori, Jetlir Buja, bëri që debati të përfundojë me kërcënime për konfiskim të pasurisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kësaj radhe përzgjodhi Rron Gjinovcin për një intervistë promovuese. Gjinovci s’u ndal me kaq, por vazhdoi duke i dhënë Haxhiut epitetin e kryeministres Margaret Thatcher – Zonja e Hekurt.

Këtë ia përmendi Buzhala, e Rronit duket se i mbeti hatri.

“Ti je i mire me i flladite ministrat, nese don ta gjoj nje keso qe e perdoren nuset ne dasma. ‘Zonja e hekurt’,” – replikoi Buzhala.

Për ‘zonjën e hekurt’ jo, por Gjinovci kaloi drejt në temë duke kërcënuar direkt.

“Mos u tutni prej Byrose per Konfiskimin e Pasurise se ju krejt i keni bo ne menyre te ligjshme. Zonja e Hekurt ka me ju flladite kismet” – tha Gjinovci.

Me tallje, Buzhala ia kujtoi Gjinovcit miqësinë e babait të tij me Sami Lushtakun, duke i thënë se nëse ‘zonja e hekurt’ e Gjinovcit, mund t’ia prekë edhe pasurinë e tij e të babait nëse eventualisht e kthe kokën kah pasuria e Lushtakut.

“Mos po i hyn Zonka e Hekurt edhe Sami Lushtakut, e mandej ta rroke edhe babushin, e ndoshta ndonje kacidhe ka perfundu edhe ne xhepin e revolucionarit Rron Gjinovci” – shtoi Buzhala.

Pas kësaj replike Rron revolucionari – i cili e ka për qejfi Vladimir Leninin – u hesht.

Shpresojmë që ‘zonja e hekurt’ e Gjinovcit nuk ia prek pasurinë Sami Lushtakut, e rrjedhimisht pastaj as babait të Rron Gjinovcit.