DMCA.com Protection Status

Ky është polici që u “dorëzua” para një vajze dhe e lejoi ta nxirrte shoqen nga vetura policore, hapet rast

Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj dy zyrtarëve policorë, pasi njëri prej tyre e kishte lejuar një vajzë t’ia hapte derën e veturës së policisë dhe ta lironte shoqen e saj.

Demokracia.com gjatë ditës së sotme ka publikuar një video-ekskluzive, që ishte bërë para një diskoteke, ku një zyrtar policor shihet duke biseduar me një vajzë, derisa qëndron i mbështetur në veturën zyrtare të policisë.

E njëjta vajzë, pas pak sekondave shihet duke ia hapur veturën policore dhe duke e liruar prej aty një vajzë tjetër.

Demokracia.com ka mësuar se tashmë është identifikuar zyrtari policor dhe ai është Flamur Keka, polic në zonën e Graçanicës, i suspenduar disa herë për sjellje të pahijshme.

Në nëntor të vitit 2021, ky zyrtar policor i veshur si civil dyshohej se k anosi me a rmë zjarri sigurimin e një lokali në rrugën “B” në Prishtinë, pasi që nuk ishte lejuar të futej aty pa rezervim të mëhershëm.

Ndalimi prej sigurimit të lokalit e kishte acaruar këtë zyrtar policor, i cili më pas kishte tentuar të futej me forcë brenda dhe gjatë konfrontimit dyshohet se kishte nxjerrë edhe a rmën e zjarrit, me të cilën kishte k ërcënuar dy rojet dhe klientët e lokalit.

Zyrtari policor nuk ishte prezantuar si polic kur kishte provuar të futej në lokal dhe as kur ishte arrestuar nga kolegët e tij.

Keka e kishte fshehur faktin që ishte polic edhe nga patrulla policore që kishte shkuar ta arrestonte në vendin e ngjarjes.

Demokracia.com ka mësuar se për përfshirjen e policit Flamur Keka dhe një kolegut të tij në këtë rast të ri tashmë është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Trajtimi i barabartë dhe i drejtë i të gjithë personave, si dhe integriteti, ndershmëria e përgjegjësia në shërbimin publik janë dy parime tejet të rëndësishme të Policisë së Kosovës./Demokracia.com/