DMCA.com Protection Status

Helikopteri rus nuk i shpëton dot raketës kundër-ajrore Stinger (VIDEO)

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë rrëzuar një helikopter rus që po fluturonte në drejtim të fshatit Malynivka, duke përdorur armët e lëvizshme kundër-ajrore Stinger, të pordhimit amerikan.

Videoja tregon helikopterin i cili po fluturonte në panik duke shpenzuar afërsisht 1 minutë e gjysmë kohë duke lëshuar fishek-zjarre përpara se të rrëzohej në momentin që ndaloi lëshimin e tyre.

Armatimet kundër-ajrore që i janë dhuruar Ukrainës kryesisht nga ShBA-ja, Britania e Gjermania po tregojnë rezultat në rrëzimin e aeroplanëve dhe helikopterëve luftarakë rusë.